Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR’së), ka thënë se është kthyer nga Stambolli me avion privat për të votuar Vjosa Osmanin si presidente, derisa ka thënë se ka paguar 90 mijë euro vetëm për të ardhur në Kosovë për të, shkruan Gazeta Botapress.
Pacolli ka treguar se si e kishin ftuar për të ardhur e për të votuar Osmanin.
“Unë kam qenë në Stamboll. Fëmijët e mi erdhën prej Zvicrës, unë i prita në Stamboll. I kam futur në aeroplanin tim duke u mbyll dera, se ne shkonim në pushim me fëmijët e mi. Vjen një telefonatë prej Prishtinës: “Ju lutem kthehuni se sot do të ketë votim për presidenten”. Unë u dashtë me ju thanë fëmijëve të mi që e kishin prit pushimin: “shkoni ju e unë vijë nesër”, shpjegon ai për RTK-në.
Tutje ai ka bërë të ditur edhe për shifrën që ka paguar vetëm për të arritur në Kosovë, për ta votuar Osmanin.
“Unë e kam marrë një aeroplan tjetër privat, e kam paguar 90 mijë euro prej Stambollit, kam ardhur në Prishtinë e kam votua zonjën Osmani dhe jam kthyer prapë në Stamboll, e kam marrë avionin tjetër dhe kam shkuar te fëmijët e mi”, theksoi Pacolli.
Thotë se asnjëherë, nuk është falënderuar për këtë veprim.
“Asnjëherë, as Vjosa Osmani s’më ka thirr. Tre mesazhe ia kam dërguar Vjosa Osmanit’, shtoi Pacolli. /Botapress.info/