[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pacolli ka një mesazh për Hashim Thaçin (Video)



Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka folur për kandidimin e tij për President, në rast se Kushtetuta do të lejojë që ky post të zgjidhet nga populli.

Ai ka komentuar deklaratën e Presidentit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se do të kandidojë për një mandat tjetër si President, vetëm nëse Kushtetuta ndryshohet, duke i lejuar popullit që të votojnë për zgjedhjen e Presidentit.

Pacolli ka treguar se këtë e kërkon edhe ai vetë dhe ka folur për një garë ndërmjet tij e Presidentit Thaçi.

Për të dëgjuar se çfarë thotë Pacolli për këtë garë në qoftë se ndryshon Kushtetuta, ndiqeni videon e mëposhtme: