[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pa fije turpi kjo faqe ofron shërbime seksuale në Facebook, ja si ta gjeni!



E keni menduar ndonjëherë se sa lehtë mund të gjendet një vend apo një vajzë për të kryer marrëdhënie seksuale në Tiranë? Nëse jeni të interesuar dhe nuk dini se ku të kërkoni, mos u mundoni shumë të dilni në rrugë. Mjafton të hapni celularin, të hyni në facebook dhe faqet aktive që ofrojnë kundrejt pagesave të ndryshme femra për shërbime të veçanta, janë të shumta.
Mes tyre është edhe kjo që gjeni më poshtë. Në fund të fundit, nuk ka asnjë gjë të keqe të paguash një person për shërbimin që do të të ofrojë, por në një vend si Shqipëria, prostitucioni (pasi kjo lloj forme mund të quhet një lloj prostitucioni modern), përfshirë edhe atë në internet, është i ndaluar në vendin tonë.

Në këtë rast konstatojmë dy të këqija njëkohësisht: nga njëra anë, “Seks me lekë” është një faqe në Facebook, ku mund të aksesojë kushdo, madje edhe personat nën moshë dhe e dyta, kjo tregon hapur që seksioni i krimit kompiuterik në Shqipëri është thuajse inekzistent apo tërësisht i dështuar.

Për të mos folur pastaj që askush nuk të siguron nëse këto vajza janë të kontrolluara nga një mjek, nuk rrezikojnë të të ngjisin ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme etj. Pra, të dashur miq, gjithçka mund të gjeni në internet, vetëm mos harroni: Po u kapët në hotel, përfundoni në burg!/JOQ.al/