[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pa demarkacion nuk ka viza. Por si të bëhet?



Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ditë më parë u nisë për në Bruksel me idenë e re të tij. Kjo ide përfshinte liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës me kushtin që nëse Kuvendi i Kosovës nuk ratifikon marrëveshjen e demarkacionit brenda një periudhe dy vjeçare, atëherë BE të rikthej regjimin e vizave për qytetarët, shkruan Gazeta e Re.

Kryeministrit Mustafa pas takimit me Komisionarin për Çështje të Brendshme dhe Migracion Dimitri Avramopoulos, iu tha që sa shpejtë të procedojnë me votimin në Kuvend të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Njohësi i çështjeve politike Faik Krasniqi, duke folur për Gazeta e Re, paraprakisht kritikojë idenë e kryeministrit duke e quajtur shumë qesharake dhe kjo nga se vet ai e ka ditur se  kjo ide nuk do të përkrahej nga Brukseli.

“Ideja e Kryeministrit Mustafa ka qenë shumë qesharake. Edhe Mustafa e ka ditur që një ide e tillë nuk do përkrahet nga Brukseli. Kushti i padrejtë i demarkacionit për liberalizim të vizave është një nga kushtet e BE-së, dhe një gjë e tillë është përkrahur edhe nga vetë Qeveria e Kosovës qysh nga viti 2012, prandaj BE-ja nuk bën kompromise në gjëra të tilla, e sidomos kur është në pyetje Kosova dhe politik-bërësit e saj, që nuk i merr edhe aq seriozisht.” është shprehur Krasniqi.

Në rast së dështon kalimi i Demarkacionit, Krasniqi tha për Gazetën e Re, se edhe nëse dërgohet në Arbitrazh Ndërkombëtar, nuk do hiqej si kusht Demarkacioni dhe se qytetarët e Kosovës do të mbeten peng të izolimit mes pozitës-opozitës dhe burokratëve të BE-së.

“Çfarë nëse nuk kalon Demarkacioni? Atëherë nuk do të kemi edhe liberalizim të vizave që do të shtyhet kushedi edhe për sa kohë. Edhe nëse dërgohet në Arbitrazh Ndërkombëtar nuk do ta hiqej si kusht Demarkacioni, dhe dihet që Arbitrazhi merr shumë vite deri sa të zgjidh konteste ligjore. Kjo do të thotë që qytetarët e Kosovës do të ngelin edhe për shumë vite të tjera peng të izolimit mes pozitës, opozitës dhe burokratëve të BE-së.” potencoi Krasniqi.

Nga ana tjetër Sekretari i Nismës për Kosovë, Billall Sherifi ka thënë për Gazeta e Re, se sapo ky version i marrëveshjes të rrëzohet në Kuvend, hapet mundësia e fillimit të një procesi të ri me Malin e Zi.

“Sapo ky version i marrëveshjes të rrëzohet në Kuvend, hapet mundësia e fillimit të një procesi të ri me Malin e Zi“, vlerëson Sherifi:

“Nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje e re me ta, atëherë çështja mbetet të dërgohet në arbitrazh”, shpjegon Sherifi për Gazeta e Re.

Marrëveshja për damarkimin e vijës kufitare ndërmjet Prishtinës e Podgoricës, u nënshkrua në verën e vitit 2015 në Vjenë, në praninë e përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe Mali i Zi e ratifikoi në Kuvendin e tij, duke i hapur rrugën vendit drejt anëtarësimit në NATO. Ndërsa në Kosovë marrëveshja për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi pritet të procedohet për votim në Kuvend brenda kësaj jave.