Botapress 20 Korrik – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Osmani përmes një shkrimi në Facebook ka bërë thirrje të shpërndahet dashuri e mirësi.
“Festat sikurse Bajrami shpërfaqin solidaritetin ndërnjerëzor. Prandaj sot, duhet ndarë me të tjerët jo vetëm të mirat nga tryezat, por të shpërndahet dashuri, mirësi, përkujdesje e harmoni me të gjithë”, shkroi Osmani.
“Kjo festë e sakrificës sjelltë te ju, familjet dhe të afërmit tuaj të mira e begati. Mbi të gjithë sjelltë shëndet dhe mbarësi për ditë të mbara, paqe e solidaritet ndërnjerëzor. Me fat ju qoftë festa e Kurban Bajramit”, shtoi ajo./GazetaExpress/