• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Osmani në Washington: Bashkëpunimi translantik është kyç për garantimin e sigurisë energjetike

nga Bota Press
10 Maj, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Në kuadër të Takimit të liderëve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, i cili po mbahet në Washington D.C., Presidentja Osmani ishte folëse kryesore në tryezën me temë: Bashkëpunimi Transatlantik për Sigurinë Energjetike.

Lufta në Ukrainë e ka ekspozuar rrezikun e varshmërisë së madhe të Evropës nga Rusia për sa i përket sigurimit të furnizimit me energji. Distancimi nga gazi, qymyri e nafta ruse është bërë pjesë e pakos së sanksioneve të shumë vendeve evropiane ndaj Rusisë, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Përballë këtyre zhvillimeve, presidentja Osmani theksoi se sfidë madhore mbetet gjetja e ekuilibrit të duhur midis përgjigjeve afatshkurtra ndaj krizës aktuale energjetike pa kompromentuar qëllimet dhe ambiciet e tranzicionit të energjisë dhe veprimit klimatik, përderisa sigurohemi që tranzicioni të jetë i drejtë dhe i barabartë.

Presidentja ka folur për rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik në ballafaqim me krizën energjetike.

“Përderisa sistemet dhe dizajnimi i politikave energjetike mund të jenë të ndryshme në të dy anët e Atlantikut, qëllimet tona janë të përbashkëta: sigurimi i furnizimit të rregullt me çmime të arsyeshme dhe të përballueshme nëpërmjet promovimit të politikave të qëndrueshme, mbështetjes së inovacionit dhe arritjes së objektivave në luftimin e ndryshimeve klimatike”, tha Osmani.

Teksa foli për mundësinë e ballafaqimit me mungesë të furnizimit të rregullt, sfida ekonomike, tronditje të tregjeve energjetike, dhe rritje të çmimeve të energjisë, Presidentja Osmani theksoi se përballë tiranisë, asnjë çmim nuk është shumë i lartë për t’u paguar për të mbrojtur demokracitë dhe për të mbrojtur lirinë.

Tags: Vjosa Osmani Washington

Të ngjashme

Aktuale

Ky është punëtori i Neptunit që dyshohet se përfitoi mijëra euro nga kartelat e klientëve

nga Bota Press
17 Maj, 2022
Aktuale

Ndodhë përsëri në Pejë, një vajzë bie në lumin e qytetit

nga Bota Press
17 Maj, 2022
Aktuale

Deputetja e VV-së dënohet me 3 vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare

nga Bota Press
17 Maj, 2022
Aktuale

11 ditë dhe asnjë takim zyrtar në SHBA, Kurti gjenë pak kohë edhe për një aheng të shqiptarëve atje

nga Bota Press
17 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Shpërndahen nga përqafimet, çka janë ‘merimangat’ Demodex që jetojnë në fytyrë dhe shkaktojnë sëmundje lëkure
  • Miftaraj ironizon me vizitën e Kurtit në SHBA
  • Ky është punëtori i Neptunit që dyshohet se përfitoi mijëra euro nga kartelat e klientëve
  • Ndodhë përsëri në Pejë, një vajzë bie në lumin e qytetit
  • Kryeministri i parë nga një pakicë etnike në Ballkan- Abazoviq mediumit gjerman i duket si Obama

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.