• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Osmani: Grupet kriminale që kryen sulme Veri duhet të ndëshkohen, zgjedhjet në përputhje me Kushtetutën

nga Bota Press
6 Qershor, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak.

Siç njofton Presidenca, në takim Osmani ka shprehur përkushtimin e plotë që të punohet së bashku me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që në veri të vendit të sundojë rendi e ligji dhe të ruhet sovraniteti i Republikës së Kosovës.

Sipas Presidentes Osmani, ndëshkimi i grupeve kriminale dhe individëve që përdorën dhunë ndaj policisë, gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve, është rruga e vetme për stabilitet të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Prandaj, theksoi ajo, presim që institucionet ligjzbatuese ta bëjnë punën e tyre, në përputhje me ligjin, në mënyrë që grupet kriminale përgjegjëse për dhunën të përballen me drejtësinë.

Osmani ka potencuar se zgjedhjet e reja në komunat në veri të vendit mund të organizohen në përputhje me kornizën aktuale kushtetuese e ligjore dhe në këtë kontekst ajo shtoi se duhet të sigurohet pjesëmarrje demokratike e qytetarëve që jetojnë në këto katër komuna.

Në takim me të dy emisarët, Osmani potencoi rëndësinë e fuqizimit të aleancës me SHBA-në dhe BE-në, në përmbushjen e synimeve të përbashkëta për rrugën euroatlantike dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. /Botapress.info/

Tags: KosovetakimiVjosa

Të ngjashme

Aktuale

Gashi tregon se si Radojçiqi korruptonte gjithçka dhe secilin në Veri

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Aktuale

Aksident i rëndë mes disa veturave në Podujevë (Video)

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Aktuale

Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë për raportet Kosovë-Serbi

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Aktuale

Bosch flet për sulmin terrorist në Banjskë, tregon si duhet veproj Kurti

nga Bota Press
2 Tetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Gashi tregon se si Radojçiqi korruptonte gjithçka dhe secilin në Veri
  • “Katastrofë, na plasi”, qytetarët të dëshpëruar me internetin e operatorit “VALA”
  • Aksident i rëndë mes disa veturave në Podujevë (Video)
  • Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë për raportet Kosovë-Serbi
  • Kimete Berisha: Nga lufta në mensë!

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.