Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me deputetin e pavarur Ilir Deda po qëndrojnë për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin për këtë vizitë e ka bërë të ditur Osmani në një postim në Facebook.
“Takim shumë produktiv në Kongresin e SHBA me kongresmenët Peter Roskam dhe David Price, ku diskutuam për vazhdiminin e përkushtimit amerikan ndaj Kosovës, transformimin sa më të shpejtë të FSK-së në ushtri dhe mënyrat e tjera se si mund të bashkëpunojmë që niveli i demokracisë në Kosovë të rritet”, ka shkruar ajo.