• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Osmani: Ardhja e refugjatëve afganë është çështje ditësh

nga Bota Press
21 Gusht, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Kosova është e gatshme për pranimin e qytetarëve që do të evakuohen nga Afganistani, mirëpo koha e saktë e ardhjes së tyre nuk dihet ende.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë në një intervistë për kanalin televiziv britanik, Skynews se autoritetet po presin informacione lidhur me datën e saktë të arritjes së këtyre personave në Kosovë.

“Është vetëm çështje ditësh. Do të varet sigurisht në atë sesi do të organizohet transportimi i tyre, sepse procesi organizohet nga Shtetet e Bashkuara. Ne do ta dimë [kohën e ardhjes së tyre] ndoshta deri në fund të kësaj jave”, ka deklaruar ajo

Numri i saktë i refugjatëve afganë që do të pranojë Kosova ende nuk dihet, por presidentja Osmani ka deklaruar se po punojnë në zgjerimin e kapaciteteve për të pranuar sa më shumë prej tyre.

“Ne veçse jemi gati t’i pranojmë refugjatët e parë. Tani ne po i rrisim kapacitetet që të mund të pranojmë më shumë [refugjatë]. Prandaj nuk mund të përmend numrin final [të refugjatëve që do të vijnë] derisa të përfundojë studimi i secilit lokacion që mund t’i pranojmë ata në Kosovë”, ka deklaruar Osmani.

Sipas saj, pesë qytetarë kosovarë deri më tani janë evakuuar nga Afganistani dhe Ministria e Jashtme e Kosovës ka vënë në dispozicion linja telefonike për qytetarë tjerë që mund të kenë nevojë për evakuim nga atje.

Kosova ka qenë ndër shtetet e para që i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së SHBA-së për të strehuar afganët, të cilët kanë bashkëpunuar me forcat amerikane, pasi talibanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të mbulojë të gjitha shpenzimet për afganët që do të strehohen në vende të ndryshme të botës – përfshirë edhe në Kosovë – derisa të përfundojnë procedurat ligjore që ata të vendosen në SHBA.

Nga shtetet e rajonit, edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë shprehur të gatshme që të strehojnë afganët që kanë bashkëpunuar me forcat e SHBA-së, të NATO-s dhe që kanë punuar për organizata të huaja./REL

Tags: afganetVjosa Osmani

Të ngjashme

Kuriozitete

Mjeku shqiptar jep alarmin: Mos e bëni seksi oral e anal, rrezikoni kancerin

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Lajme

Ato e nisën karrierën me muzikë argëtuese, përfunduan në “tallava” dasmash!

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Diaspora

Sukseset dhe të arriturat e ambasadorëve të kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare në Skandinavi

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Botë

Ish-Presidenti Trump hetohet për shkelje të mundshme të ligjit të spiunazhit

nga Bota Press
13 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Mjeku shqiptar jep alarmin: Mos e bëni seksi oral e anal, rrezikoni kancerin
  • Ato e nisën karrierën me muzikë argëtuese, përfunduan në “tallava” dasmash!
  • Sukseset dhe të arriturat e ambasadorëve të kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare në Skandinavi
  • Ish-Presidenti Trump hetohet për shkelje të mundshme të ligjit të spiunazhit
  • Katër ministri të Kurtit pa asnjë cent investime kapitale për 6 mujorin e parë të vitit 2022

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.