Organizatori i marshit në mbështetje të Izraelit, Arlind Imeri, ka folur për reagimin e Kosovës ndaj konfliktit të armatosur ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.
Sipas Imerit, marshi i organizuar nuk ka konotacion fetar e as etnik, shkruan Express.
“Reagimi i Ministrisë së Jashtme ka qenë i duhur, por paksa i vonuar. Unë e vlerësoj lart. Kosova nuk guxon me mbajt qëndrim neutral kundër partnerëve tanë. Aq më pak kur bëhet fjalë kur bëhet fjalë për një shtet të tillë. Marshi i organizuar nuk ka konotacion fetar as etnik”, është shprehur Imeri në Dukagjin.
Disa qytetarë të Kosovës do të mblidhen në sheshin ‘Skënderbeu’ në kryeqytet për të marshuar në solidaritet me popullin hebre./Botapress/