[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Organizatat e OVL të UÇK-së Deçan, Pejë, Gjakovë dhe Istog bëjnë thirrje për protestë



THIRRJE PËR PROTESTË
Kryetarët e Degëve të OVL të UÇK-së Deçan, Pejë, Gjakovë dhe Istog; Abdyl Mushkolaj, Gazmend Syla, Sadri Hoxha dhe Bekë Berisha, në takimin e përbashkët që u mbajt sot, morën Qëndrim, që të përkrahin Protestën Gjithëpopullore kundër arrestimit të Komandantit të ZO të Dukagjinit, ish Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit të AAK-së RAMUSH HARADINAJ. Ndalimi i Komandantit nga drejtësia franceze me aktakuza të Millosheviqit është i papranueshëm, pasi që për akuza të njëjta, Komandanti Ramush Haradinaj është shpallur 2 herë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës.
Andaj, ftojmë Veteranët e Dukagjinit dhe mbarë Kosovës, që marrin pjesë në protestën e nesërme në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë në ora 13:00.