[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Organizata “Demokracia Studentore” organizon ekspozitë me fotografi të kriemeve të luftës



Pas provokime që po i bënë Serbia në Kosovë dhe priftërinjtë kanë bërë liturgji në Kishën Ortodokse Serbe, e cila gjendet në Kampusin Universitar e ndërtuar me dhunë nga Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, organizata “Demokracia Studentore” organizon ekspozitë e cila do të mbahet pikërisht para këtij objekti.

Në këtë ekspozitë do të ekspozohen fotografi të krimeve të luftës dhe masakrat të cilat i kanë kryer kriminelët serbë në Kosovë gjatë luftës së fundit, prej të cilëve ka ende që lëvizin të lirë.

Aktiviteti do të mbahet në ora 11:30 nesër me date 18 Janar 2017, para objektit i cili qëndron padrejtësisht në Kampusin e UP-së, andaj me këtë rast ju ftojmë të merrni pjesë në mënyrë që të i’u përgjigjemi të gjithë Serbisë për provokimet që po i bënë ndaj Kosovës.
Në këtë ekspozitë do të ekspozohen edhe fotografi të kriminelëve serbë që ende janë të lirë!