[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Opozita pyet nëse Presidenti ka bërë puç duke marrë edhe pozitën e Kryeministrit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka telefonuar kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka biseduar për normalizimin e raporteve mes dy shteteve. Në këtë mënyrë Thaçi ka thyer rregullat e komunikimit ndërshtetëror pasi në telefon ka folur jo me homologun e tij serb por me homologun e kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa.

Ky veprim i presidentit Thaçi nuk i ka pëlqyer aspak opozitës por edhe këshilltarit të kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, i cili ka deklaruar se Thaçi mund të bisedojë me këdo por kryeministri nuk ka çka të bisedojë më shumë me palën serbe, pasi me Serbinë bisedojnë veç në Bruksel, shkruan Gazeta Express.

Sekretari i Nismës për Kosovë, Bilall Sherifi, ndërkaq, mendon se një veprim i tillë i Thaçit mund të konsiderohet edhe si “puç presidencial”.

“Hashim Thaçi pëmes FB të tij e infirmoi publikun se sot me kryeminstrin e Serbisë Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike. Nga kjo informatë nuk kuptuam se a janë marrë vesh për t’i dhënë fund ‘luftës’ apo janë marrë vesh veç për një armpushim të përkohshëm”, thotë Sherifi.

Sherifi pyet nëse Thaçi dhe Mustafa kanë ndërruar funksionet apo bëhet fjalë për një “puç” nga ana e presidentit.

“Edhe diçka, mos rastësisht Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë bërë rrokadë të funksioneve veçse ende nuk e kanë informue publikun apo bëhet fjalë për një “PUÇ” presidencial?”, shton tutje ai.

Hashim Thaçi kishte marrë kompetencat e Kryeministrit edhe para disa ditësh kur kishte dhënë urdhër për ndaljen e trenit të Serbisë që ishte nisur për në Mitrovicën Veriore. Edhe pse President, Thaçi kishte ftuar vartësit e Kryeministrit Mustafa, Skender Hysenin dhe Shpend Maxhunin, duke i detyruar të merrnin vendim për t’i çuar Njësitë Speciale të Policisë në Veri./Express/