[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Opozita në kërkim të nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme



Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën,  ka thënë se opozita ka marrë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për çështjen e dialogut mirëpo, ka bërë të ditur se deri tani i kanë mbledhur 31 nënshkrime, raporton “Zeri.info”.

Bajrami ka thënë se pas ngjarjeve të fundit vazhdimi i dialogut është nënshtrim ndaj Serbisë.

“Iu bëjmë thirrje deputetëve që ta nënshkruajnë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme”, ka thënë ndër të tjera Bajrami, raporton “Zeri.info”.

Kurse Glauk Konjufa, ka thënë se premtimet e dhëna para se të fillonte dialogu nuk janë realizuar duke përfshirë njohjen nga Serbia apo edhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Kemi nevojë që ta rishqyrtojmë dialogun. Madje ka pas edhe deklarata nga zyrtarët qeveritar që duhet të rishikohet dialogu. Por tani kanë shkuar duke e injoruar opozitën”, ka thënë Konjufca.