• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Opozita e shqetësuar me mosmenaxhimin e krizës: Mund të ketë bllokadë ekonomike

nga Bota Press
9 Tetor, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Deputetë e partive opozitare në vend po shprehen të shqetësuar për menaxhimin jo të duhur nga ana e Qeverisë sa i përket krizës ekonomike, duke përsëritur deklarimet e krerëve të institucioneve se Kosovën e pret një dimër mjaft i vështirë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Hajdar Beqa në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se qytetarët po ballafaqohen çdo ditë me çmime të larta dhe mungesë të energjisë.Madje ai e ka akuzuar Qeverinë se ende nuk ka një kontratë për të siguruar çmim më të lirë për energjinë siç e kanë siguruar shtet e tjera.

“Kemi informata që përveçse ballafaqohemi çdo ditë si qytetarë të këtij vendi me çmime të larta, me inflacion me mungesë të energjisë dhe pretendimet që do ta kemi një dimër të vështirë për shkak të mungesës së energjisë elektrike e kemi parë që disa herë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ende nuk kanë arritur ta kenë një kontratë për të siguruar me një çmim të lirë siç e kanë siguruar shtet tjera furnizimin me energji për qytetarë”, tha Beqa.

Përderisa deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku-Rexhepi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se në Qeverinë Kurti nuk ka fare menaxhim.

Sipas saj, kryeministrin Albin Kurti Kosovën e kanë marr të gatshme mirëpo nuk po di ta udhëheqin, prandaj thotë se i duhet bashkëpunim me opozitën.

Bunjaku-Rexhepi tha se propozimet që kanë dhënë për të dalë nga kriza ekonomike janë refuzuar nga Qeveria Kurti.

“Çmimet janë alarmante. Edhe çmimi i bukës ka filluar të rritet dhe nuk ka të bëjë me menaxhim sepse Kosova është duke funksionuar e vetmuar. Këta po thirren që qe 20 vjet është shkatërruar Kosova. Kosovën e kanë marrë të gatshme dhe nuk po dinë ta udhëheqin”.

“Zotëri Kurti është paranoik dhe e ka njëfarë uni të tepruar. Një kryeministri i kërkohet punë angazhim e korrektësi dhe bashkëpunim me opozitën e qytetarët dhe tani është në të kundërtën e qytetarëve. Ne e kemi të pamundur në numra që të bëjmë rrëzimin e kësaj qeverie përkundër asaj ne nuk jemi për ta rrëzuar qeverinë por të bashkëpunojë me opozitën. Ne kemi dhënë propozime sikurse për krizë ekonomike, energjetike e arsim. Mirëpo asnjë propozim i LDK nuk është marrë parasysh”.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj  theksoi se Kosova gjendet në një krizë të thellë ekonomike, madje thotë se nuk ka as investime nga jashtë.

Ai tha se Qeveria duhet të veprojë menjëherë në mënyrë që të mos shkohet deri te një bllokadë ekonomike.

“Sa i përket krizës ekonomike dihet që jemi në një krizë të thellë ekonomike kur nuk ka ndonjë zhvillim nuk ka investime qoftë të faktorit të jashtëm, qoftë të brendshëm dhe gjendja është alarmante”.

“Nëse i shohim hapat që i ka ndërmarrë për pako sociale ajo është vetëm për të blerë kohë, por jo për të bërë zhvillim ekonomik. Prandaj Qeveria duhet të veprojë dhe të mos vijmë deri te një bllokadë ekonomike. Dhe kur e shohim ngritjen enorme të çmimeve mendoj që na pret një dimër të vështirë”. /Botapress.info/

Tags: deputetKuvendiOpozita

Të ngjashme

Aktuale

E kishte kauzë kryesore në opozitë: Çfarë mendon Kurti sot për Zajednicën?

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Aktuale

Skena politike në ethe, vendimi i Kushtetueses mund ta rrëzojë presidenten

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Aktuale

Kapja: Nurboja i LVV-së merr postin e guvernatorit të BQK-së

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Aktuale

“Afera e Hidrocentraleve”, Apeli merr vendim ndaj katër ish-ministrave të Qeverisë Thaçi 2 dhe dy të tjerëve

nga Bota Press
29 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Cakërrimi i gotave me Haradinajn, Kurti: Mendoj se bëra mirë, aty është shkruar historia
  • Aksident i rëndë mes dy veturave në Gllarevë: Lëndohen pesë persona
  • Mirena: Haradinaj mund të bëhet president i Kosovës
  • Nuk i ka vizituar asnjëherë krerët e UÇK’së në Hagë- Kjo është arsyeja sipas Kurtit
  • Nxehet debati, Kurti pyetet edhe për Luiz Ejllin: Ndoshta është keq…

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.