Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të takohet të dielën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të Ballkanit të Hapur.
Pas takimit, treshja do ta vizitojë Panairin Ndërkombëtar të Verës “VinItali 2023” në Verona dhe së bashku me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, do të vizitojnë vendin e përbashkët ku ekspozohen verërat prej vendeve anëtare të “Open Balkan”.
“Open Balkan” po lëviz për herë të parë jashtë rajonit për të tërhequr vizitorë të rinj në rajon me verëra cilësore.
Sipas tyre, më shumë se 200 verëra nga Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Serbia, do të prezantohen në këtë panair./Botapress.info/