• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Onkologjia nuk i lë qasje Policisë së Kosovës në mbikëqyrjen e burimit radioaktiv

nga Bota Press
29 Maj, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Gjendje skandaloze ka rezultuar në Repartin e Onkologjisë në Kliniken Universitare të Kosovës (QKUK). Në të dyja repartet, atë të Brakiterapisë dhe atë të Teleterapisë janë gjetur shkelje të shumta gjatë inspektimit të fundit që ka bërë Agjencia për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore në Repartin e Radiologjisë, të bërë në dhjetor të vitit të kaluar.

Gazeta ka siguruar raportin inspektues përmes kërkesës për qasje në dokumente publike drejtuar Agjencisë për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Ajo që ka rezultuar skandaloze në Repartin e Brakiterapisë është se mungon sistemi i monitorimit online, që i mundëson qasje Policisë së Kosovës për mbikëqyrje të burimit radioaktiv.

“Reparti Brakiterapisë është konstatuar se mungon sistemi i monitorimit online, që i mundëson qasje Policisë së Kosovës për mbikëqyrje të burimit radioaktiv. Nuk kanë ndonjë procedurë të shkruar për siguri të burimit radioaktiv në Brakiterapi”, thuhet në raport, përcjell Botapress.info

Inspektorati, po ashtu, ka gjetur se deri në momentin e inspektimit, Klinika e Onkologjisë (Radioterapia) asnjëherë nuk i ka raportuar raportet mujore/vjetore për dozat e pranuara të rrezatimit të punonjëseve profesional.

Inspektorati ka rekomanduar se në afat prej 60 ditëve nga data e inspektimit të fillojë instalimi i sistemit të monitorimit online, që i mundëson Policisë së Kosovës mbikëqyrjen e burimit radioaktiv në repartin e Brakiterapisë.

Probleme sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes nga rrezatimi janë hasur edhe në Repartin e Teleterapisë, raporton Botapress.info

Po ashtu, raporti ka gjetur edhe një keqmenaxhim të raporteve mujore të dozimetrave.

Gjatë inspektimit është gjetur se disa punonjës nuk ishin të pajisur me dozimetër personal (TLD), ndërsa disa të tjerë nuk i mbanin si duhet.

“Nuk kanë raporte për kryerjen e matjeve ditore, javore, mujore dhe vjetore për procedura të kontrolleve dozimetrike dhe mekanike për akceleratrët linear, bazuar në dokumentin e nxjerrë nga Klinika e Onkologjisë me numër 2.1.16. Kishte një keqmenaxhim të dozimetrisë personale /TLD, për punonjësit profesional. Disa punonjës nuk ishin të pajisur me dozimetra personal /TLD, disa nuk i mbanin si duhet, disa nuk i pranonin në kohën e duhur. Nuk mbanin takime mujore me stafin profesional në lidhje me rezultatet e vlerave të dozave mujore të pranuara nga rrezatimi”, thuhet në raport.

Inspektorati ka rekomanduar se në asnjë rast të vetëm të mos bëhet trajtimi i pacientëve pa u bërë kontrolli i dozimetrik dhe mekanik: ditor, javor, mujor dhe vjetor për akceleratorët linear, që janë në funksion në Radioterapi-Teleterapi. /Botapress.info/ 

Të ngjashme

Aktuale

LDK: Këta që propagandonin “çkpapjen: sot po synojn kapjen e shtetit e Universitetit!

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Aktuale

Deputetit të VV-së i vidhen mijëra euro të padeklaruara në shtëpi, thotë se disa ishin të baxhanakut

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Aktuale

Përplasen “vllaznia” mes vete: Krahasimi i Kosovës me Donbasin nga Putini, thikë pas shpine Serbisë

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Aktuale

Nxehen gjakrat me notë proteste Shkup-Sofje: Maqedonia është Bullgari

nga Bota Press
25 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Kosova në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik
  • LDK: Këta që propagandonin “çkpapjen: sot po synojn kapjen e shtetit e Universitetit!
  • Ministri i Financave mburret për vende të reja pune, i reagon nënkryetari i Prishtinës
  • Deputetit të VV-së i vidhen mijëra euro të padeklaruara në shtëpi, thotë se disa ishin të baxhanakut
  • Njëri prej gjyqtarëve të Gjykatës Supreme në SHBA kërkon t’u mirren të drejtat homoseksualëve

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.