Gazetari Parim Olluri ka ironizuar me Qeverinë Kurti lidhur me krizën energjetike e cila ka kapluar Kosovën. Olluri në formë ironike ka “këshilluar” Kurtin që të “ndikojë” e të vendosë rregull në çmime të agregatëve, ngase sipas tij shitësit do ta shfrytëzojnë rastin që t’i rrisin çmimet e tyre.
“Albini n’mujte me ndiku me vendos rregull ne çmime te agregateve. Se tash e shfrytezojne rastin dhe i shtrenjtojne. Kaq presim prej tij. Per çmim te rrymes i kemi fshi durte prej tij”, ka shkruar Olluri. /Botapress.info./