Në emisionin ‘Pressing’ në T7 po zhvillohet debat mes panelistëve lidhur me opozitën, vendimet e Qeverisë dhe vizitën e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Avokati Tomë Gashi foli për Assocacionin e Komunave Serbe, duke thënë se ‘Albin Kurti edhe me qenë Shën Albin Kurti nuk mundet me i përmirësu këto dëme që i kanë bërë’.
Lidhur më këtë, reagoi gazetari Parim Ollurti duke thënë se ‘kamerat e mbajnë mend Albin Kurtin t’u ju servilu Isa Mustafës’.
“Kamerat e mbajnë mend Albin Kurti duke ju servilu zotëri Zajednicës, Isa Mustafës….Edhe Albin Kurti ka qenë kryeministër me bekimin e Isa Mustafës që ka qenë njerit kryesor të Zajednicës”.
Ndërsa, Gashi tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do ta nënshkruante ‘Zajednicën’ në asnjë formë.
“O Albin Kurti qiky që e njohim na nuk ta nënshkruan Zajdenicën, as në këtë formë as në atë formë”.