Gazetari Parim Olluri tha se Dejona Mihali duhet të hetohet për mënyrën sesi e ka marrë shtetësinë e Kosovës.
Sipas tij, ka dyshime, sepse në dokumente nuk ceket as vendbanimi i saj.
Olluri tha se shtetësinë Mihali e ka marrë pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Mendoj që Dejona është rrobot i z.Kurtit, veprimet që i bën Dejona janë vendime të Kurtit. E kemi pa edhe rastin e RTK-së ku njerëzit e RTK-së e përfshijnë edhe Dejona Mihalin…Nuk ka veprime të Dejona Mihalit në të cilat Kurti mund të ketë mendim ndryshe. Janë mendime të njejta”, tha Olluri në Pressing.
“Mendoj që Mihali si rrobot i Kurtit i kryen disa prej punëve të pisa të z.Kurtit të cilat ai nuk ka kohë për shkak të negociatave e veprimeve populiste që i duhen për me siguru vota”, tha Olluri në Pressing, transmeton Express.