OKB del me deklaratën e frikshme: Nuk e përjashtojmë më një luftë bërthamore!

Në dritën e zhvillimeve në luftën në Ukrainë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres nuk e përjashton më mundësinë e një lufte bërthamore.

Fakti që Rusia ka vënë armët parandaluese të njësive të saj të ushtrisë bërthamore në gatishmëri të lartë është një “zhvillim i tmerrshëm”, tha portugezi në Nju Jork të hënën, raporton noa.al duke cituar AP.

“Opsioni i një konflikti bërthamor, dikur i paimagjinueshëm, tani është brenda hapësirave të së mundshmes”, tha Guterres.

LEXO EDHE KETE

E fundi: Ukraina merr goditjen e rëndë nga Rusia, ja çfarë ndodh me qytetin e Melitopolit

Kështu, shefi i OKB-së ka ndryshuar qëndrimin e tij. Në javët e fundit, ai e cilësoi mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore si “të paimagjinueshme”, por tani është tërhequr.

Guterres e drejtoi qartë gishtin nga Rusia. “Shumica dërrmuese e viktimave civile dhe shumica dërrmuese e infrastrukturës civile të shkatërruar u shkaktuan nga forcat e armatosura ruse,” tha ai.

ngjashme