“Oh Zot u këput fija e fundit”, babai i 16-vjeçarit rrëqeth me fjalët për djalin që i vdiq në aksident

16-vjeçari i cili u dërgua për shërim në Gjermani pas aksidentit të rëndë në Gllogjan ka ndërruar jetë. Lajmin për vdekjen e Rilindit e kanë konfirmuar edhe familjarët përmes rrjeteve sociale.

Ndërkohë, babai i tij ka publikuar një postim duke i dedikuar disa vargje me të cilat ka shprehur dhimbjen që po e ndjen për humbjen e të birit.“Përi……dhe u këput. O Zot, u këput përi. U këput fija e fundit! Pak gjak, Pak lindje, Pak përjetime,

Pak jetë, e në fund, shumë dhimbje! Krejt pak dhe shumë… Të dua, Lindi! Babi”, ka shkruar Agron Zeqiraj, babai i 16-vjeçarit, shkruan Botapress.info

ngjashme