[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Oda e Holbrook-ut në Junik!



Asnjëherë nuk shuhet zjarri në odën e të bijve të Metë Shalës në Junik. Asnjëherë nuk mbyllet dera e saj me shkallët e betonta që lëshohen prapa shtëpisë së madhe trekatëshe.

Të ftuarve e të paftuarve u bëhet përherë konak, thotë Myrtë Shala, njëri prej katër bijve të Metës së ndjerë, shkruan sot “Koha Ditore”. Madje tregon raste të vizitorëve nga Shqipëria e të gazetarëve të huaj që duan ta dëgjojnë prej dorës së parë historinë e njëri prej takimeve më të rëndësishme të kryengritësve shqiptarë me politikanët perëndimorë në verën e vitit 1998.

Është vizita e diplomatit amerikan, Richard Holbrooke, që nxit kureshtjen e shumëkujt për ta vizituar shtëpinë që ndodhet në anën e majtë në hyrje të Junikut.

Me të hapur derën, në sy bie piktura me të zotin e konakut, Metë Shala, i cili ia shtrëngon dorën diplomatit amerikan, të njohur me nofkën “Buldozeri i Ballkanit” për rolin ndërmjetësues në luftërat në Bosnjë dhe Kosovë. Prapa burrit me plis e me mustaqe shihet flamuri kuqezi, e flamuri amerikan është pas shpinës së Holbrooket…