[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Obiliqit i kthehet ndricimi, dje ishte në terr e sot është në drita (Video)



 

 

Qyteti ku prodhohet energjia elekrike për gjithë Republikën e Kosovës deri vonë ishte në terr. Qyteti prej nga furnzohej me energji elektrike krejt vendi, nuk kishte drita për qytetarët e saj.

Kështu përderisa më vitin 2013 kishte vetëm 29 drita në qytet, sot në qytet dhe në rrugët lidhëse të qytetit janë vendosur dritat për ndriqimin e rrugëve në një gjatësi prej 42 kilometrave rrugë të Obiliqit.

Por nuk është synimi i fundit i pushtetit aktual në Obiliq.

Kryetari i komunës së Obiliqit Xhafer Gashi ka thënë për Botapress se ai së shpejti do të ndricojë edhe 47 kilometra të tjerë të rrugëve të qytetit me rrethinë që nënkupton vendosjen e mbi 1900 poëave elektrike.

Kështu do të ndriëohet jo vetëm qyteti i Obiliqit por edhe fshtrat e kësaj komune duke e shndërruar këtë qytet dhe këtë komunë, si më të ndricuarën në Republikën e Kosovës.