• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

OAK kërkon që të largohen të gjitha masat kufizuese para se të vinë mërgimtarët në Kosovë

nga Bota Press
14 Qershor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar nga institucionet e vendit që të heqin të gjitha masat kufizuese të cilat janë në fuqi, raporton Gazeta Express.

Kjo siç thuhet nga OAK, për shkak të gjendjes së rëndë në sektorin privat si pasojë e pandemisë. “Sezona e verës dhe ardhja e mërgimtarëve është një mundësi përkrahjeje për bizneset e vendit dhe duke marrë për bazë zvogëlimin e paraqitjes së rasteve me Covid-19, OAK kërkon që sa më parë këto masa aktuale që janë në fuqi të largohen”, thuhet nga OAK.

Njoftimi i plotë:

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) duke u bazuar në numrin e vogël të rasteve të lajmëruara me Covid-19 si dhe duke vlerësuar gjendjen e rëndë të bizneseve kërkon nga Institucionet e vendit që të gjitha masat kufizuese të cilat janë në fuqi aktualisht të largohen me qëllim të përkrahjes së bizneseve duke u respektuar masat mbrojtëse.

Kjo kërkesë e OAK-së vie si rrjedhojë e gjendjes shumë të rendë me të cilën po përballet sektori privat si pasojë e pandemisë dhe përkrahjes së mangët që është ofruar deri më tani nga ana e institucioneve, duke rrezikuar kështu jo vetëm humbjen e vendeve të punës por edhe mirëqenien dhe operimin e mëtejshëm të operatorëve ekonomik dhe buxhetin e shtetit.

OAK është ithtare e faktit që të respektohet çdo masë në përpikmëri për mbrojtje të shëndetit publik.

Mirëpo, duke pasur parasysh se tashmë zyrtarisht fillojmë me sezonën e verës, ardhja e diasporës dhe turistëve në përgjithësi kushtëzohet nga masat kufizuese të cilat do të jenë në fuqi, andaj OAK kërkon largimin e tyre pasiqë një vendim i tillë do të ndikoj direkt në përmirësimin e gjendjes financiare të bizneseve dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë së vendit.

Sezona e verës dhe ardhja e mërgimtarëve është një mundësi përkrahjeje për bizneset e vendit dhe duke marrë për bazë zvogëlimin e paraqitjes së rasteve me Covid-19, OAK kërkon që sa më parë këto masa aktuale që janë në fuqi të largohen.

OAK kërkon largimin e kufizimit të punës së bizneseve vetëm deri në orën 11:00, ndalimin e grumbullimit të më shumë se 10 persona pas orës 00:00, moslejimin e ahengjeve etj.

OAK konsideron që sektori privat aktualisht është shumë i rënduar si rezultat i pandemisë dhe nuk ka kapacitete që të përballoj i vetëm pasojat e mëtutjeshme shkaktuar nga pandemia, ku si rezultat i mospërkrahjes financiare bizneset e kanë të pamundur që të mbajnë në punë numrin e të punësuarve që kanë pasur deri më tani. Andaj largimi i këtyre masave do të krijonte një mundësi për rimëkëmbje të biznesit dhe mbajtjes në punë të punëtorëve.

Tags: gastronomet Kosove

Të ngjashme

Lajme

61 studentë ndërkombëtarë vizitojnë Kullën dhe varret e familjes Jashari

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Kosovë

Bllokohet rruga Mitrovicë-Zveçan për shkak të rrëshqitjes së dheut

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Botë

​Zjarr i madh në Spanjë, tetë fshatra dhe 1500 njerëz të evakuuar

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Lajme

Ish-zëvendësministri ‘godet’ Kurtin: Tetova po hapet fabrikë për vetura elektrike kurse Kosova pret hapjen e një supermarketi

nga Bota Press
14 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • 61 studentë ndërkombëtarë vizitojnë Kullën dhe varret e familjes Jashari
  • Bllokohet rruga Mitrovicë-Zveçan për shkak të rrëshqitjes së dheut
  • ​Zjarr i madh në Spanjë, tetë fshatra dhe 1500 njerëz të evakuuar
  • Publikohet fotografia e burrit që u godit për vdekje nga rrufeja në Skënderaj
  • Ish-zëvendësministri ‘godet’ Kurtin: Tetova po hapet fabrikë për vetura elektrike kurse Kosova pret hapjen e një supermarketi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.