Forcat e Armatosura të Kosovës , kanë njoftuar se pas nxjerrjes së fëmijës 2 vjeçar nga rrënojat e tërmetit në Turqi, janë duke bërë përpjekje për ta shpëtuar edhe nënën e saj.
‘’Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë, në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dy vjeçare, dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja’’, – thuhet në njoftim.
Nga FSK njoftojnë se kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara por sipas tyre prioritet u është dhënë personave që janë detektuar të gjallë.
“Ekipet tona gjatë operacionit që janë duke realizuar kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë, dhe të gjitha ekipet e shpëtimit nga mbarë bota kanë dhënë prioritet për të shpëtuar sa më shumë jetë”, – njofton FSK.