[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nxitoni për dorëzimin e armëve pa leje, ja data e fundit e afatit



Deri në 30 prill të këtij viti, të gjithë qytetarët që do të duan të dorëzojnë armët e paligjshme që disponojnë do të përjashtohen nga përgjegjësia penale. Nismës së marrë nga Ministria e Brendshme, i janë përgjigjur pozitivisht shumë qytetarë që pas fushatës së sensibilizimit kanë dorëzuar armët e tyre pranë rajoneve të policisë.

Të gjithë ata qytetarë që do të dorëzojnë armët vullnetarisht deri në 30 prill 2017 do të përjashtohen nga përgjegjësia penale.

Kësaj nisme të marrë nga Ministria e Brendshme, qytetarët i janë përgjijgur pozitivisht, ku sipas Drejtorit të Rendit Publik, Gjovalin Loka, numri i armëve të dorëzuar deri tani është i lartë.

Loka: Përjashtohen nga përgjegjësia penale të gjitha ata shtetas që dorëzojnë vullnetarisht armët që mbajnë pa leje në banesa apo ambjente të ndryshme. Nisma ka rezultuar e suksesshme, qytetarët kanë filluar nga dita në ditë po shtohet numri i personave që informojnë strukturat e policisë së shtetit për praninë e një armë në banesën e tyre por ka dhe nga ata qytetarë që janë drejtuar drejtëpërdrejtë në polici për ta dorëzuar këtë armë.

Në rastet kur qytetari lajmëron për praninë e një arme, ata që do të paraqiten në banesa për të kërkuar dorëzimin e armëve do të jenë punonjësit e policisë së shtetit./Oranews