[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nxënësit kthehen në gjysmë të ekskursionit (Video)



Klasa VIII-2 e shkollës fillore “Xhemajl Mustafa” ishte ndaluar që ta vazhdonte shëtitjen pasi që disa nxënës të suspenduar kishin hyrë ilegalisht në autobusin e ekskursionit.

Një djalë që kishte hyrë ilegalisht në autobus bashkë me tre shokët e tij të klasës e kishte keqpërdorë ditarin duke vënë nota në të. Kjo kishte bërë që ata të mos kenë të drejtën e shtëtitjes dhe madje ishin suspenduar për disa ditë nga mësimi.

 

 

Megjithatë, shokët e klasës e kishin fshehur shokun që nuk i ishte bindur ndëshkimit, meqë rast e gjithë klasa e kishte marrë dënimin duke iu ndaluar shëtitjen.

 

Edhe drejtoresha e shkollës Shpresa Shala thotë se vendimin për t’i dënuar nxënësit që abuzuan me ditar dhe ata që e fshehën në autobus njërin prej fajtorëve e mori bashkë me kujdestarin e klasës në mënyrë që nxënësit të marrin mësim e të mos kryejnë vepra të këtilla të jashtëligjshme.

 

Tani, sipas saj, nxënësve do t’iu kthehen nga 7 euro e gjysmë sa kishin paguar për ekskursionin, derisa kompensimin e parave, tashmë e ka bërë prindi i nxënësit problematik.