[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nuri Seferi takon Ramush Haradinajn



Boksieri i njohur shqiptar Nuri Seferi sot ka takuar liderin e AAK-së Ramush Haradinajn, që po qëndron në Francë si i liruar me kusht pas ndalimit dy javë më parë.

Haradinaj ishte ndalur në Francë me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Ai u lirua me kusht dhe duhet të paraqitet në polici dy herë në javë deri në vendimin e gjykatës për apo kundër ekstradimit të tij në Serbi.

“Sot kisha nderin të takoj nga afër Gjeneralin e UÇk-së Ramush Haradinaj. Zëri jonë për lirimin e tij do të jetë edhe më i fuqishëm deri në pafajësinë e plotë të luftës së UÇK- së”, ka shkruar Seferi si përshkrim të fotografisë me Haradinajn.