[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Numri i të prekurve nga kanceri në rritje, shkaktar duhani (Video)



Numri i personave të prekur nga kanceri po rritet dita ditës.

Vetëm vitin e fundit 1240 persona u identifikuan me këtë sëmundje nga rreth 800 sa ishin regjistruar në vitin 2015, njofton Klan Kosova.

Në Klinikën e Onkologjisë deri në 200 pacientë me këtë sëmundje trajtohen për çdo ditë.

Për shkak të rritjes së numrit të pacientëve në këtë klinikë po kërkojnë të rritet edhe stafi.

Për hapat kundër kësaj sëmundje u diskutua edhe këtë të hënë në një tryezë në kuadër të ditën botërore kundër kancerit.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani tha se pavarësisht shtimit të personave të prekur me kancer gjendja është e menaxhueshme.

Ai tha se po punohet që të prekurve nga kjo sëmundje të mos iu mungojnë medikamentet.

Këtu u tha se shkaktari kryesor i përhapjes së kësaj sëmundje mbetet konsumimi i duhanit.