• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Numërohen 90% e kutive të votimit: Rritje e PD-së në disa zona, bie partia e Edi Ramës

nga Botapress.info
27 Prill, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Deri më tani në Shqipëri janë numëruar 4718 qendra votimi nga 5199 në total ose thënë ndryshe rreth 90% të votave.

Sipas të dhënave të KQZ-së Partia Socialiste ndodhet në nivelin e 73 mandateve ndërsa Partia Demokratike 59 mandate.

Ndërkohë Partia Socialiste kryeson në 8 qarqe të vendit, kryesisht në jug dhe Shqipërinë e mesme, ndërsa demokratët kryesojnë bastionin e veriut në Shkodër, Lezhë, Kukës dhe në Dibër.

Në Shkodër vijon numërimi i kutive të fundit dhe deri më tani Partia Demokratike ka siguruar 5 mandate, 3 PS, 1 LSI dhe 1 Tom Doshi.

Në Kukës, beteja është mbyllur, ku PD ka triumfuar me 2 mandate përballë 1 mandati të PS.Në Dibër është mbyll numërimi dhe në mandate ndahet 3 për PD dhe 2 për PS.Në Lezhë, PD mban kreun me 4 mandate, PS ka 3 mandate ndërsa partitë e tjera nuk kanë asnjë deputet.

Në Durrës është një garë e nxehtë ku PS ka rënë në 7 mandate duke rrezikuar dhe kryesocialistin që është i 8 në listë. 6 mandate ka siguruar PD dhe një mandat deri më tani LSI.

Në Tiranë gjithashtu është një tjetër qark që ka sjellë rënie të numrit të mandateve të PS në 18 mandate, PD ka 15 mandate, LSI 2 mandate ndërsa PSD 1 mandat.

Në Fier PS kryeson deri tani me 9 mandate, PD ka 6 mandate ndërsa LSI një mandat, ndërkohë përsa i përket renditjes në listë të Gramoz Ruçit i cili ishte i 10, automatikisht zbret i 9 pasi vendi katër ka qenë bosh për shkak se i ndjeri Bashkim Fino u nda pak javë më parë nga jeta.

Në Vlorë ka sjellë dyfish të epërsi të socialistëve me 8 mandate, ndërsa PD ka katër mandate, LSI asnjë mandat.

Në Gjirokastër socialistët kryesojnë me 3 mandate, 1 mandat PD ndërsa partitë e tjera nuk kanë asnjë mandat.Në Korçë akoma nuk është mbyllur procesi i votimit por deri më tani kryesojnë socialistët me 6 mandate dhe me 5 PD.

Në Elbasan socialistët me 8 mandate, PD ka 5 mandate, ndërsa partitë tjera nuk kanë marrë asnjë mandat.

Në Berat socialistët kanë siguruar 5 mandate, PD 2 ndërsa LSI asnjë.Ndërkohë në bazë të rezultateve të deri tanishme në rang kombëtar mandatet ndahen në 73 mandate PS, 59 për PD, 5 për LSI dhe 3 për PSD.

Ajo që vlen të theksohet është fakti se deri më tani mbi 74 % e votave kanë dalë të pavlefshme, që e përkthyer në vota dhe në mandate i bie që kanë humbur 6 deri në 7 deputet./Botapress/

Tags: Shqiperivota

Të ngjashme

Kosovë

​SBASHK: 400 mësimdhënës me sëmundje të rënda detyrohen të punojnë

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Kosovë

Kurti mbledh kryetarët e komunave, mungon vetëm Lulzim Hetemi i Leposaviqit

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Ekskluzive

Kur dhe ku u prodhuan armët e konfiskuara nga grupi terrorist në Banjskë?

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Kosovë

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

nga Bota Press
2 Tetor, 2023


Lajmet e fundit

  • ​SBASHK: 400 mësimdhënës me sëmundje të rënda detyrohen të punojnë
  • Kurti mbledh kryetarët e komunave, mungon vetëm Lulzim Hetemi i Leposaviqit
  • Kur dhe ku u prodhuan armët e konfiskuara nga grupi terrorist në Banjskë?
  • Ish-ministri i mbrojtjes në Serbi: Shpresoj që Radoiçiq të mbetet i gjallë, veç ai e di kush e urdhëroi…
  • “Plani për aneksimin e Veriut”, Kurti thotë se terroristët synonin krijimin e një korridori për të futur armë dhe trupa

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.