Nuk tërhiqet Kurti as pas deklaratës së Escobarit: Nuk kam përgjigje të re për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka përgjigje të re për Asociacioni.

“Sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, unë nuk kam përgjigje të re, por natyrisht që në kapitullin e katërt të kornizës së përgjithshme të marrëveshjes që e kemi prezantuar më datën 18 gusht në Bruksel, aty kam thënë që do të ketë konsideratë për të gjitha marrëveshjet që janë arritur në Bruksel dhe interpretimin e tyre por që nuk mund të jetë kapitulli i parë dhe nuk mund të jetë nga 33 marrëveshje vetëm njëra më e rëndësishmja, më kryesorja dhe prioritarja”, ka thënë Kurti.

LEXO EDHE KETE

Vrasësit të shtatzënës i penguan edhe raportimet e mediave për rastin

Kjo deklaratë e tij ka ardhur pas asaj të Gabriel Escobar, të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.

Ai tha dje se Kosova e ka për obligim formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe nëse nuk zgjidhet kjo çështje, do të ekzistojë një cikël i vazhdueshëm krize.

“Mendoj se Qeveria në Prishtinë duhet ta shohë këtë çështje si mundësi. Ekzistojnë modele në Evropë që sigurojnë të drejta për minoritetet. Dhe ato veçse janë në Bashkimin Evropian. Ekzistojnë mënyra për të krijuar mundësi për të dyja vendet”, ka thënë Escobar, shkruan Gazeta Insajderi.

Ai i ka bërë këto deklarata në një diskutim të organizuar nga Këshilli Atlantik – institut amerikan me seli në Uashington.

I pyetur nëse ekzistojnë afate për formim të Asociacionit, ai ka thënë se kjo çështje duhet të përfundojë sa më shpejt që është e mundur.

“Konflikti i ngrirë nuk i ndihmon askujt në rajon. Ky është konflikti i vetëm i tillë në Evropën Qendrore”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik./Botapress.info/

ngjashme