[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nuk pranoi të bënte seks, rrihet barbarisht nga 39-vjeçari



“Ujku qimen ndërron por zakonin se harron”.

Kështu dhe 39-vjeçari Besim Lami, i cili është arrestuar nga policia e Tiranës.

Në 22 janar rreth orës 21:30, në rrugën e Elbasanit, një nga zonat më të populluara, ai ka dhunuar fizikisht për të kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, shtetasen K. Z.

Besim Lami nuk është një emër i panjohur i policisë.

Ai ka qenë i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni.

39-vjeçari kohë më parë është arrestuar gjatë operacionit të koduar “Dritat e Kuqe”.

Ai në bashkëpunim me një shtetas tjetër përdornin si prostituta tre studente, ndërsa të cilat merrnin 400 euro për çdo akt seksual me klientët.

Pjesë e grupit ishte dhe një vajzë që ishte “menaxherja” e prostitutave.

Ajo qëndronte thuajse gjithë kohën me tri vajzat që ushtronin prostitucion me klientë kryesisht shtetas të huaj.

Pas takimit me klientët, vajza u merrte paratë tri vajzave dhe i dorëzonte ato tek tutorët e tyre./ tvklan.al