Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë ka paraqitur në Kuvendin e Kosovës shqyrtimi i rekomandimin për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.
Kryetarja e këtij komisioni, Fitore Pacolli, ka deklaruar se ata e kanë shqyrtuar ligjin që është për këtë institucion, raportimin vjetor të këtij bordi si dhe performancën që ata kanë treguar, ku pas këtyre kanë dalë me rekomandimin për shkarkim.
Kundër këtij rekomandimi kanë dalë PDK-ja dhe LDK-ja.Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e sotme e cila është vazhdim i asaj të premtes që ishte javën e kaluar.
Punimet i hapi nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, duke thënë se në seancë janë 78 deputetë.
Ajo filloi me pikën e parë të rendit të ditës që ishte “Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10”.
Kjo pikë nuk u vendos për votim pasi nuk pati numër të mjaftueshëm të deputetëve./Botapress/