“Nuk kemi kurrfarë bllokade të Policisë”, si gënjeu Sveçla për policët në veri

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla kishte deklaruar se nuk ka asnjë policë të bllokuar mes barrikadave të vendosura në Veri. Para tri dite, në një konferencë për media, ai ishte pyetur rreth lajmit se katër policë janë bllokuar në Veri. Ai e kishte mohuar. Ndërsa sot policia e konfirmoi.

Nuk kemi kurrfarë bllokade të pjesëtareve të Policisë së Kosovës në veri. nuk ka asnjë rrezik të pa menaxhueshëm për Policinë e Kosovës”, kishte thënë ministri Sveçla.

Ndërsa, sot Policia e Kosovës e ka konfirmuar se katër policët e bllokuar mes barrikadave në veri kanë lëvizur për në stacionin policor në Leposaviq.

 

LEXXO EDHE KETE

 

Katër policët e bllokuar në veri arrijnë të zhvendosen në stacionin e Leposaviqit

Ata ishin të bllokuar që katër ditë mes dy barrikadave në fshatin Jashanicë të Leposaviqit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se katër pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë nga Prizreni, të cilët ishin të bllokuar për katër ditë rresht në veri të Kosovës, për shkak të barrikadave, konfirmohet se kanë arritur të zhvendosen në stacionin policor të Leposaviqit.

Njësiti policor në përbërje prej katër zyrtarëve policor të cilët ishin me detyrë zyrtare në atë zonë, të njëjtit veçse kanë lëvizur mbrëmë për në stacionin policor Leposaviq, ku edhe qëndrojnë”, ka thënë Kelani për Gazetën Insajderi.

 

Këta policë raportohet se i kaluan këto ditë në kushte të vështira duke fjetur në autoblindë, me pak ushqim e pa derivate./Botapress.info/

ngjashme