Ditëve të fundit në vend po mbizotëron moti i ftohtë e me reshje shiu. Por si duket në disa shkolla të Kosovës, është akoma verë.
Përkundër ftohtit, disa shkolla ende nuk kanë lëshuar ngrohjet.
Kështu bëjnë të ditur burimet e Indeksonline, teksa thonë se për shkak të ftohtit, mësimi në disa shkolla është mbajtur me orar të shkurtuar.
Edhe disa prindër janë ankuar te Indeksonline ku kërkojnë ngrohje në ambientet e brendshme të shkollës ku fëmijët e tyre vijojnë mësimin.
Ndërsa disa mësimdhënës, që kanë kërkuar të mbeten anonim, kanë thënë se kanë kërkuar nga drejtorët e shkollave të zgjidhet ky problem./Botapress.info/