Botapress, 11 Qershor – Gara për të parin e komunës së LDK-së nga Gjilani ende nuk ka filluar por as nuk ka përfunduar. Deri më tash kryetari aktual i Degës dhe i komunës Lutfi Haziri nuk është përcaktuar përfundimisht se a do të jetë pjesë e garës për herë të tretë për të parin e komunës, ndërkaq përmendja e emrit të Arbër Ismajlit si kandidat potencial ka zgjuar reagime dhe kundërshtime në Degën e LDK-së dhe në Anamoravë, shkruan Botapress.
Një kandidat nga kjo degë ka dalë me një postim të tij në Facebook, për të promovuar veten por edhe për të treguar rrugëtimin e tij politik në LDK në përgjithësi dhe në Degën e LDK-së në vecanit.
Ai është Faton Bislimi, ish-deputet i LDK-së dhe anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së.
Bislimi në një postim të tij në Facebook shkruan:
“Let’s set the record straight once and for all” thonë amerikanët: le ta vendosim historinë drejtë njëherë e përgjithmonë!
Për të gjithë ata që me porosi e për servilizëm thonë se “Fatoni është i ri në LDK,” dua t’ua bëjë me dije disa fakte:
— Kur babai im ka qenë i angazhuar në LDK e përndjekej nga regjimi serb për aktivitetin e tij (edhe ne sindikatë mandej), disa të tjerë që sot rrejshëm llogariten “themeltarë” të LDK-së në Gjilan ishin në parti tjera ose totalisht të painvolvuar;
— Angazhimi im i parë në LDK fillon kur isha ne moshën 14 vjeçare, respektivisht më 1997, dhe çdo ditë kaloja orë të tëra në zyren e LDK-së në Gjilan (asokohe në lagjen Dardania, në rrethana lufte), kryesisht duke shkruar informatorët e QIK-ut nga Dega për në Prishtinë (të cilët përgatiteshin me zell e profesionalizëm nga Sabit Rrustemi zakonisht);
— Vazhdon deri pas-luftës, kur zgjidhem Kryetar i Gjimnazit “Zenel Hajdini” më dhe Kryetar i Organizatës Rinore Shkollore më 2000, e në këtë cilësi zhvillojmë shumicën e aktiviteteve rinore në Komunë bashkë me FR LDK dhe Kryetarin e Komunes Lutfi Haziri, nga i cili kemi pasë përkrahje të parezervë, bashkë me personalitete tjera të asaj kohe si anëtari i Kryesisë Qendrore të LDK-së Fatmir Rexhepi, Drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport Lirije Kajtazi, e shumë e shumë emra të tjerë (me mirëkuptim, s’po i përmend për të mos u stërzgjatur);
— Edhepse larg vendit për disa vite pas 2001, me studime universitare e të magjistratures në SHBA, unë asnjëherë nuk e kam ndalë komunikimin dhe bashkëpunimin me LDK, respektivisht njerzit kyç të saj në Gjilan dhe në qendër, duke përfshirë edhe vet Presidentin Rugova;
– Pas rikthimit në Kosovë, kam qenë i angazhuar si udhëheqës i grupit të ekspertëve të LDK në Gjilan në fushatën për zgjedhjet lokale më 2009 (më 2007, pas ndarjes famkeqe të LDK-së, kisha kandiduar si kandidat i pavarur për Kryetar të Gjilanit, si dhe më 2013 me iniciativën qytetare “Koalicioni për Gjilanin” përkrahur nga disa parti të vogla