“Nuk e pranoj Kushtetutën e Kosovës, nuk korrespondon me mua”, një mendim i rrezikshëm shfaqet në studio televizive

Imami, Fuad Ramiqi në studion e “Debat Plus” tha se nuk e pranon aktin më të lartë juridik të Republikës së Kosovës, Kushtetutën.

Imami tha se Kushtetuta e Kosovës nuk i përshtatet parimeve të tij.“Unë nuk e pranoj këtë kushtetutë sepse nuk korrespondon me mua”, ka thënë ai.

Ramiqit, i është kundërpërgjigjur, analisti Dardan Gashi, i cili ka thënë se Kushtetuta e Kosovës, është laike sa i përket besimeve, dhe i jep të drejtë të gjitha feve njësoj.

LEXO EDHE KETE

Të shtëna me armë zjarri, raportohet për të plagosur

Gashi ka thënë se nuk ka ndodhur asnjëherë në Kosovë, që partitë politike ta diskutojnë laicitetin e Kushtetutës së Kosovës.

Ndër tjerash, Ramiqi, foli edhe për grevën në arsim. Ai theksoi se thirrja e kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, (BIK), për ndaljen e grevës ka qenë e drejtë.

“Nëse e shihni situatën në Kosovë, në këtë moment, me deklaratën e kreut të BIK-ut, shumë mirë që ka bë thirrje sepse ka bërë thirrje për diçka të mirë, është njerëzore e humane. Ai e ka obligim moral që ta bëjë një thirrje të tillë, të gjithë kanë bërë thirrje edhe ne bëjmë këtu”, ka thënë ai.

ngjashme