Deputetë te Listës Serbe po marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për diskutimin mbi moslejimin e mbajtjes së referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë,.
Ata u futën në Kuvend pasi përfundoi një minutë heshtje për të rënët e Masakrë së Reçakut
Përfaqësuesit e Listës Serbe dje janë pritur në Beograd nga presidenti Vuçiq ku është diskutuar mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë.
Seanca e jashtëzakonshme që po mbahet tani është thirrur dje nga kryeministri Albin Kurti dhe ka për qëllim nxjerrjen e një rezolute të përbashkët të deputetëve të Kosovës për moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.
BE-ja dhe shtetet e QUINT-it kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta lejojnë mbajtjen e këtij referendumi sikur herët e kaluara, të cilën e kanë kundërshtuar institucionet kosovare.