[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Norvegjia burgos dy ish futbollistë shqiptarë



Një gjykatë në Oslo i ka dënuar dy ish futbollistë shqiptarë me 14 muaj burgim për korrupsion dhe mashtrim në futboll. Fjala është për Drin Shalën dhe Alban Shipshanin, kanë njoftuar mediat norvegjeze, transmeton “Zëri”.

Ata janë dënuar nën akuzën për kurdisje të dy ndeshjeve në vitin 2012, për çka hetime kishte kërkuar Federata e Futbollit e Norvegjisë.