[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Normalizohet komunikacioni në rrugën Shkup-kufiri me Kosovë



Rruga magjistrale Shkup-vendkalimi kufitar Bllacë sot para mesditës është lëshuar për qarkullim për automjete të rënda transportuese, bënë të ditur nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Paraprakisht janë hequr ndalesat për kamionë edhe në aksin rrugor Kërçovë-Ohër përmes qafës malore Presekë, dhe në grykat malore Pletvar dhe Satrzhë.

Ndalesa për kamionë ende ka në vendkalimet malore Gjavao dhe Mavrovë, si dhe në aksin rrugor Vallandovë – Dojran.