• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Njihuni me politikanët që kanë vila në Brezovicë

nga Bota Press
10 Janar, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Aksionet e fundit në Brezovicë kanë vënë nën pranga figura me peshë politike, biznesmenë, por edhe zyrtarë institucionalë që mbanin pozita të rëndësishme në institucionet e Kosovës.

Shumica e të arrestuarve dyshohen për veprat penale: keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrje, si dhe dhënie ryshfeti.

Por, në vendin e dyshuar të krimit, të cilin e ka goditur Prokuroria e Shtetit, 14 të arrestuarit nuk janë të vetmit persona të përfshirë në veprime të dyshuara në Parkun Kombëtar të “Sharrit”.

Media ka mësuar se disa nga politikanët dhe ish-udhëheqësit shtetërorë të Kosovës kanë toka dhe shtëpi banimi në Brezovicë.

Sipas informatave ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka në pronësi një vilë në Brezovicë. Ish-presidenti Thaçi në Agjencinë Kundër Korrupsionit më 2020-n ka deklaruar se në pronësi të përbashkët ka një tokë bujqësore dhe dy shtëpi.

Thaçi nuk është ish-presidenti i vetëm që ka pasuri të pa luajtshme në Brezovicë.

Edhe paraardhjësja e tij, presidentja Atifete Jahjaga, ka në posedim një vilë në Brezovicë.

Më 2015, në Agjencinë Kundër Korrupsion, ajo nuk ka deklaruar pronësi mbi pronë në Brezovicë.

Informatat tregojnë se edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri posedojnë vila në Parkun Kombëtar të “Sharrit”.

Abelard Tahiri, në deklarimin e fundit të pasurisë ka treguar se ka në pronësi të përbashkët një shtëpi malore, por pa specifikuar  lokacionin.

Gjithashtu, ai ka deklaruar se ka edhe në pronësi të përbashkët edhe një shtëpi banimi dhe lokale afariste. Ndërkohë, që Memli Krasniqi ka të deklaruar vetëm një shtëpi dhe apartament.

Vilë në Brezovicë, sipas informatave të mediumit, ka edhe Hajredin Kuçi, ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-zëvendëskryeministri i Kosovës.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndryshe nga kolegët e tij, ka në pronësi të tij një parcelë tokë në Brezovicë.

Tags: brezovicevila

Të ngjashme

Kosovë

Gazetari kosovar ndiqet me veturë e kërcënohet me armë në Leposaviq (VIDEO)

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Kosovë

Ja çfarë simbolizon logoja e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Kosovë

Nxorën të gjallë një fëmijë 2 vjeç në Turqi, FSK-ja thotë se po bëjnë përpjekje t’i shpëtojnë edhe nënën

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Lajme

Haradinaj: Kurti ka rrezikuar interesin nacional të vendit, duke mos u koordinuar me SHBA-në

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Osmani: Për mua, çështja e kufirit Kosovë-Mali i Zi është e mbyllur
  • Haziri shpalos dy kushtet e Kurtit që janë të papranueshme për BE-në
  • Isa Mustafa: Kurti u thoshte votuesve që Asociacioni nuk kalon, pse duhet të kalojë tani?
  • Gazetari kosovar ndiqet me veturë e kërcënohet me armë në Leposaviq (VIDEO)
  • Kriza s’i prek bankat: 140 milionë euro fitim i pastër gjatë vitit 2022

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.