[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Njihuni me 12-vjeçaren që i monton dhe çmonton pushkët dhe revolet, dhe u tregon policëve si duhet bërë kjo (Video)



Salisa Jusuva 12-vjeçe nga Tajlanda është eksperte e armëve. Videoja e postuar më poshtë, shfaq momentin kur vogëlushja i tregon policisë se si duhet montuar dhe çmontuar arma e tyre.

Salisa kishte mësuar të përdorë armët qysh kur ishte 9-vjeçe. Ajo mund ta çmontoj, pastrojë dhe sërish ta montoj pushkën dhe revolen me një precizitet të paparë, transmeton Telegrafi.

Vogëlushja ka pranuar se babai e kishte mësuar për shumë lloje të armëve, ku ndër tjera ajo i njeh mirë edhe kalibrat e plumbave.

“I kam ndihmuar babait me armët. Arma ime e preferuar është Magnumi,të cilën mund ta çmontoj, pastrojë dhe ta montoj brenda dhjetë minutave. Ka raste kur këtë e bëjë edhe më shpejt, por më duhet të jem e kujdesshme”, ka deklaruar 12-vjeçarja.

Babai i Salisës ka pranuar se si fëmijët e tij gjithmonë kanë qenë të rrethuar me armë, që kur filloi të punojë si mjeshtër i cili pastron dhe rregullon revolet dhe pushkët.

“Vajzës time i pëlqen të më ndihmojë dhe më duhet të pranojë se kem mjaft klientë, ku në mesin e tyre janë edhe policët dhe ushtarët, që zakonisht vijnë me kërkesa për pastrimin e pushkëve dhe revoleve”, ka shtuar ai.

https://www.youtube.com/watch?v=lj2sW0-oD70