Gazeta Botapress.info ka raportuar lidhur me një mjet të dyshimtë shpërthyes në objektin e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin, por në vendin e ngjarjes kanë arritur të gjitha ekipet e nevojshme, Policia, Emergjenca, Zjarrfikësit.
Përpos kësaj, lajmi.net mëson se në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe Njësia Anti-Terrorizëm si dhe Prokurori kujdestar.
Policia e Kosovës ka arritur që në kohë të bëjë evakuimin e qytetarëve të cilët gjendeshin brenda dhe jashtë stacionit, teksa nuk lejohet të afrohet asnjë prej tyre në këtë anë të qytetit./Botapress.info/