[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Njeriu që po i stërvit serbët për luftë me Kosovën, ja kush është (VIDEO)



Momčillo Arllov, serb nga Kroacia, ka vite qe fshihet nen ombrellën e një klubi sportiv te quajtur “Airsoft Klub Vukovi”. Ne emër te këtij klubi, Arllov ka udhëhequr edhe stërvitjet e fundit ushtarake te ish pjesëtareve të formacioneve paramilitare serbe.
Në fakt, Arllov është shumë më shumë sesa veç një sportist qe e pëlqen gjuetinë. Ai është i stërvitur ne kampin e Arkanit, në Slloveninë Lindore. Ai është njohës i mirë i artit te luftës. Në fakt ai ka qenë pjesë e strukturave paramilitare serbe, në luftimet e Kroacisë, Bosnjës e Kosovës.
Një hulumtim i emisionit “Udhëve në RTK”, ka shpalosur detaje tjera nga jeta e Arllov-it ne Kosovën e pasluftës. Ai, së bashku me serbin tjetër, Vuk Mitrovic, kanë qenë prijës te shoqërisë civile ne veri te Mitrovicës. Edhe këtë, ata e kishin veç mbulese. Meqë të dy bashke, u patën arrestuar ne Zajecar, natën mes 2 e 3 Nëntorit, kur u patën zënë me një sasi te madhe te eksplozivit dhe armëve.
Momcillo Arllov, gjatë Janarit ka stërvitur mbi 300 serb, ne bjeshkët e Leposaviqit ne veri te Kosovës. Ekziston dyshimi i bazuar se ky organizim, lidhet me situatën e fundit ne Kosove dhe shihet si përgatitje e serbeve për një konflikt të ri të armatosur në Kosovë. /Lajme Globale/