[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Njerëzit po e pyesin Halil Matoshin, a po bëhet luftë? (Video)



Matoshi ka thënë se njerëzit po mashtrohen nga lajmet e rrejshme

Analisti , Halil Matoshi duke folur për lajmet e rrejshme në “Click” të RTV21 ka thënë se njerëzit po keqinformohen nga këto lajme dhe ai mori si shembull se si vetëm sonte atë e kanë pyetur disa persona se a po bëhet luftë në Kosovë, shkruan rtv21.tv

Matoshi tha se disa nga  njerëzit këtë pyetje e bëjnë nga naiviteti i tyre e disa nga frika e tyre dhe se ne vet së bashku me politiken kemi faj pasi që nuk po e mbrojmë gazetarinë.

Matoshi duke folur për lajmet e rrejshme  tha se mediat e kanë parë që klikimet i mbajnë në sipërfaqe ose të zhdukin, mirëpo kjo dikur ka me qenë kundërproduktive dhe do i nxjerrë nga tregu ato media të cila prodhojnë lajme të rrejshme.