Një stuhi e fortë ka goditur disa pjesë të Kroacisë, era për pak sa nuk e ‘mori’ me vete një grua

Një stuhi e fortë përfshiu dje pjesë të Kroacisë, përfshirë Rijekën.Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet se gruaja e paidentifikuar për pak sa nuk është marrë nga era.

Rrugët ishin përmbytur tashmë në orën 10 të mëngjesit. Stuhia shpërndau banorët e Rijekës dhe turistë nga Korz dhe sheshet përreth.

Në disa pjesë të qytetit dhe rrethinave të tij ka rënë breshër sa një bizele. Fatmirësisht nuk ka pasur probleme të mëdha në qarkullim.

Temperatura e ajrit ka rënë me dhjetë gradë, gjë që ishte e mirëpritur pas një sërë ditësh me rrezik të lartë të valës së të nxehtit në zonën e Rijekës.

Reshjet e shiut nesër janë të mundshme edhe në Kroaci, veçanërisht në lindje dhe jug të vendit.

Nga e enjtja rrezik mesatar për valë të nxehtit do të ketë vetëm në disa pjesë të bregdetit. Të premten do të jetë pak më e ngrohtë, por nga e shtuna do të jenë sërish të shpeshta reshjet./Botapress.info/

ngjashme