[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Një numër i madh i të diplomuarve mbeten në kërkim të një vendi pune [video]



Arsim Krasniqi dhe Hamit Zogaj janë në mesin e një numri të madh të punëkërkuesve në Kosovë.

Nuk kanë lënë konkurs pa konkurruar, duke plotësuar të gjitha kushtet, por nuk kanë arritur asnjëherë të kalojnë më shumë se deri tek intervista, raporton KTV.

Të dy kanë të kryer fakultetin dhe tashmë janë në përfundim edhe të studimeve master, por as këto studime nuk po u kryejnë punë.

Përvoja e tyre me konkurset është interesante nga njëra te tjetra. Lista e institucioneve në të cilën ka konkurruar Arsimi është e gjatë.

E në disa prej tyre nuk kanë munguar edhe sugjerimet që të ketë një lidhje nga partitë, para se të vendosë të konkurrojë.

Nga ana tjetër, Hamit Zogaj që nga viti 2009, po kërkon një vend pune.

Thotë se deri tash është detyruar që të punojë nëpër vende që nuk përkojnë fare me diplomimin.

Hamiti nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Kosova drejt Evropës posa t’i jepet mundësia.

Kohavision ka vënë kontakt me disa prej të rinjve që kanë arritur të gjejnë punë në disa vende evropiane, pasi me diplomat e tyre nuk kanë mundur të gjejnë punë në Kosovë.

Të kënaqur me kushtet që i ofrojnë shtetet, ata kanë thënë të mos kenë fare në mendje kthimin e tyre në Kosovë.