Përgjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e infektimit me COVID-19 kanë vdekur 32 persona, raporton Botapress.info
Në mesin e të vdekurve është edhe një person nga Podujeva, i cili është nën moshën 30-vjeçare. Kjo është bërë e ditur në të dhënat e fundit të përditësuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 1 mijë e 612 raste të reja me koronaviurs./Botapress/