Një nga politikanët më me përvojë në botë: Ka qenë 2 herë kryeministër, 97-vjeçari garon për deputet

Një nga politikanët më me përvojë në botë, Mahathir Mohamad, do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentar të Malajzizë, pavarësisht se është 97-vjeç.

Mahathir ka qenë dy herë kryeministër i Malajzisë, herën e parë për një mandat 22-vjeçar. Ai u emërua sërish kryeministër në vitin 2018 kur ishte 92 vjeç.

Mahathir ishte në spital në fillim të këtij vite pasi vuan nga një sëmundje në zemër, por thotë se tani është mjaft mirë për të mbrojtur vendin e tij. Ai nuk ka thënë nëse pretendon sërish postin e kryeministrit në rastin e fitores së aleancës së tij.

LEXO EDHE KETE

Tmerronin fëmijët me maskë, 4 edukatore pushohen nga puna

“Ne nuk kemi vendosur se kush do të jetë kryeministër sepse kandidati për kryeministër është i rëndësishëm vetëm nëse fitojmë,” tha Mahathir në një konferencë shtypi.

Parlamenti i Malajzisë u shpërbë të hënën, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të përgjithshme dhe qeveria shpreson t’i japë fund destabilitetit politik pas një prej skandaleve më të mëdha financiare në botë, që përfshin një fond qeveritar të njohur si 1MDB.

Mahathir u bë për herë të parë anëtar i Parlamentit në vitin 1964. Ai vlerësohet gjerësisht për zhvillimin e shpejtë ekonomik dhe transformimin e Malajzizë nga vitet 1980./Botapress.info/

ngjashme